LAJMI I FUNDIT:

Vera Ivanova ngrit kallëzim penal edhe ndaj Zoran Milevskit

Vera Ivanova ngrit kallëzim penal edhe ndaj Zoran Milevskit

Ish-pronarja e “Diamand”, Vera Ivanova e ka zgjeruar kallëzimin penal edhe ndaj Zoran Milevskit-Kiçec, ku më herët ngriti kallëzim penal edhe kundër drejtorit të Fondit Shëndetësorë, Den Donçev dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton “Fokus”.

Ajo në deklaratën e saj nëpërmes avokatit të saj konfirmon se para shitjes së kompanisë te investitori suedez “Diaverum” ka pasur takim me kërkesë të Milevskit në emër të Donçev dhe nga ajo ka kërkuar gjysmat e parave nga shitja.

Sipas Ivanovës, ajo është përgjigjur se nuk mund të ndalojë shitjen sepse marrëveshjet me “Diaverum” ishin nënshkruar.


“Atëherë më ishte thënë nëse me të vërtetë e them të vërtetën tu jap gjysmën e kolaçit në të kundërtën do të mi lëshojnë PSP-në dhe policinë financiare dhe do të mi marrin të gjitha paratë nga shitja, unë u përgjigja se nuk vjen parasysh asnjëra variant, më vonë nga mediat kuptova se kanë filluar hetim kundër meje”, tha Ivanova.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësorë para dhjetra ditëve kanë marrë kallëzim penal për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare gjatë shitjes së kompanisë “Diamed” tek kompanisë së huaj “Diaverum” me vlerë prej 11 milionë euro./Telegrafi/