LAJMI I FUNDIT:

LDK: Shqetësimet e punëtorëve të KEK-ut do të adresohen përmes ligjit

LDK: Shqetësimet e punëtorëve të KEK-ut do të adresohen përmes ligjit

Gjatë një takimi që ka zhvilluar me sindikalistët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani dhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami, janë zotuar se shqetësimet e punëtorëve të KEK-ut dhe gjithë punëtorëve të tjerë në Kosovë do të adresohen nëpërmes Ligjit të Punës.

“Sa i përket sigurisë në punë dhe orarit të punës, kandidatja jonë për kryeministre veç e ka të qartë, ne jemi të bindur që Ligji i Punës do të respektohet në sektorin privat, ndërsa si pikë fillestare do të jenë ndërmarrjet publike. Nëse sektori publik nuk e respekton Ligjin e Punës, si mund të pretendojmë që të kalojmë në stadin tjetër tek sektori privat”, ka thënë Bajrami, thuhet në njoftimin për media.

Ajo pohoi se në rast të ndryshimit të Ligjit për ndërmarrjet publike do të adresohen edhe shqetësimet që i kanë punëtorët e KEK-ut.


Bajrami tha se në Programin qeverisës të LDK-së dhe kryeministres në ardhje, Vjosa Osmani, ndërmarrjet publike do të kenë vëmendje të theksuar. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Kalo në kategori