LAJMI I FUNDIT:

Kërcënimet ndaj politikanëve serbë të cilët nuk i përkasin Listës Serbe – sa mund të ndikojnë në zgjedhjet e 6 tetorit?

Kërcënimet ndaj politikanëve serbë të cilët nuk i përkasin Listës Serbe – sa mund të ndikojnë në zgjedhjet e 6 tetorit?
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit 'Sloboda', në një intervistë në Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Politikanët serbë të Kosovës të cilët nuk i përkasin Listës Serbe, kanë deklaruar se janë duke pasur kërcënime, presion e linçime nga Beogradi për zgjedhjet parlamentare të cilat mbahen më 6 tetor.

Para disa ditësh, kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit ‘Sloboda’, Nenad Rashiq, në një intervistë të dhënë për Telegrafin, ka deklaruar se zyrtarët e koalicionit që ai e udhëheq janë në presion të madh nga mekanizma legal dhe ilegal të udhëhequr nga Beogradi për të dëmtuar e frikësuar ata.


Gjithashtu edhe kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, në një debat për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit ka thënë se, dhjetëra njerëz kanë mbetur pa punë, e qindra pa ndihmë sociale. Duke shtuar se komuniteti serb janë të frikësuar dhe se gjenden në një situatë të vështirë.

​KMDLNj: Prokuroria të nis hetimet për kërcënimet ndaj Nenad Rashiqit
Lexo po ashtu ​KMDLNj: Prokuroria të nis hetimet për kërcënimet ndaj Nenad Rashiqit

Po ashtu Aleksandër Jablanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës, ka thënë sot se serbët në Kosovë nuk frikësohen nga shqiptarët, por nga vet serbët.

“Serbët çdo ditë e më pak u frikësohen shqiptarëve, e çdo ditë e më shumë serbëve. Mjediset tona nuk janë të shëndosha për jetesë. Tema jonë është që në mënyrë më aktive të zgjedhim këtë problem”, ka thënë ai gjatë një debati për zgjedhjet parlamentare.

Politikanët tjerë serbë në Kosovë: Lista Serbe po vazhdon me kërcënime e shantazhe
Lexo po ashtu Politikanët tjerë serbë në Kosovë: Lista Serbe po vazhdon me kërcënime e shantazhe

Lidhur më kërcënimet që po iu bëhen politikanëve serbë dhe ndikimin që mund ta kenë në procesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Telegrafi ka biseduar me drejtorin i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Miftaraj ka thënë se kërcënimet që po bëhen nga Lista Serbe dhe Beogradi, ndikojnë në mungesën e legjitimitetit të deputetëve të zgjedhur që do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

“Kërcënimet, ndikimet apo përdorimi i formave të ndryshme të frikësimit të serbëve të Kosovës qoftë nga Beogradi apo strukturat e ndikuara nga Beogradi në Kosovë, nuk është diçka e re, përkundrazi është një fenomen që vazhdon në Kosovë. Kjo më së shumti shprehet në kohë zgjedhjesh, që padyshim se ndikon drejtpërdrejt edhe tek qytetarët serb të Republikës se Kosovës, të cilët të kërcënuar apo shantazhuar nga Beogradi apo lista Serbe, mund të ndikohen për të votuar për parti të caktuara të dirigjuara nga Beogradi, e që pastaj ndikon edhe ne mungesën e legjitimitetit të deputeteve të zgjedhur që do të përfaqësojnë interesat e qytetarëve”,  tha ai.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi

Miftaraj konsideroi se është brengosës fakti i mungesës se reagimit dhe heshtjes institucionale në Kosovë, e veçmas mos reagimit të institucioneve të drejtësisë për të parandaluar këto dukuri të kundërligjshme.

Kurse, njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami konsideron se procesin zgjedhor nuk mund ta prish askush, kjo pasi që institucionet e sigurisë, të rendit dhe ligjit janë të gatshme dhe të aftë në mbarëvajtjen e plotë të zgjedhjeve në Kosovë.

“Kam deklaruar edhe më parë se krijimi i Listës Serbe dhe hyrja e saj në Kuvend, është deportimi i strukturave serbe në institucionet e Kosovës, pra qëllimi i tyre është të punojnë kundër interesave të Kosovës. Pra me vetë faktin se Lista Serbe është e dirigjuar drejtpërdrejtë nga Beogradi dhe disa parti tjera që nuk iu binden urdhrave të tyre konsiderohen të ashtuquajtura antikombëtare për shtetin serb. Por pavarësisht presionit që po iu bëhet këtyre partive, mendoj qe procesin zgjedhor nuk mund ta prishë askush as Lista Serbe, pasi që institucionet e sigurisë, të rendit dhe ligjit janë të gatshme, të afta në mbarëvajtjen e plotë të zgjedhjeve në Kosovë”, deklaroi Islami për Telegrafin.

Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë

Ndryshe, në zgjedhjet e 6 tetorit garojnë 25 subjekte politike, numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit, është 1,937,868.

Ndërkohë fushata zgjedhore ka filluar më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor.

Kurse, që nga data 17 shtator është duke vazhduar votimi për qytetarët të cilët jetojnë jashtë Republikës së Kosovës, ata do të kenë mundësi që të votojnë deri më 5 tetor./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori