LAJMI I FUNDIT:

Kamionët dëmtojnë rrugën në Mitrovicë, banorët të rrezikuar nga puseta e hapur

Kamionët dëmtojnë rrugën në Mitrovicë, banorët të rrezikuar nga puseta e hapur

Ndërtimi i disa banesave afër rrugës “Shtypshkronja” në komunën e Mitrovicës, ka shkaktuar edhe hapjen e një pusete. Kjo gjë i ka shqetësuar banorët, ngase paraqet rrezik për shkak të tensionit të lartë që kanë telat e rrymës brenda saj. Nga Komuna thonë se kjo rrugë nuk është në kompetencën e tyre.

Pavarësisht rrezikut, Sedat Hasanit nga Mitrovica i duhet të kalojë çdo ditë në rrugën “Shtypshkronja”. Aty gjendet edhe një pusetë.


Ai thotë se puseta është hapur si pasojë e kalimit të kamionëve me peshë të rëndë për bartjen e materialit për ndërtimin e banesave.

“Ky problem është hapur më shumë se një muaj dhe paraqet rrezik të lartë. Fëmijët nuk janë në gjendje të kuptojnë rrezikun. Askush nuk jep llogari për këtë dëmtim, e ne kemi frikë se mundet të ndodh më e keqja”, shprehet për RTV Dukagjinin, Sedat Hasani.

E për rrezikun njëjtë është shprehur edhe Islam Smakaj, i cili brengën më të madhe i ka fëmijët.

“Ne jetojmë këtu. Fëmijët nuk guxojmë t’i lëmë vetëm. Duhet t’i marrim për dore e t’i dërgojmë në shkollë”, shprehet banori tjetër Islam Smakaj, përcjell Telegrafi.

Ndërsa nga Komuna e Mitrovicës thonë se rregullimi i kësaj pusete është detyrë e vetë operatorit që e ka dëmtuar.

“Ajo është një rrugë që vet pronarët e kanë rregulluar dhe pasi që janë ende duke u punuar banesa, gjatë punimeve e kanë dëmtuar pusetën dhe duhet ta rregullojnë në afatin më të shkurtër. Përndryshe, ne si komunë do të kishim intervenuar shumë më herët pasi i dimë të gjitha problemet e qytetit. Nëse nuk rregullohet këto ditë nga operatorët, ne do ta shikojmë mundësinë e intervenimit”, deklaroi Naser Muja.

RTV Dukagjini ka provuar të kontaktojë me kompaninë e ndërtimit të banesave, por kontakti me ata ka qenë i pamundur. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Kalo në kategori