Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se partitë rivale kanë futur frikë në popull se Vetëvendosje është anti-amerikane.
Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me ish-ambasadorin Greg Delawie nuk është takuar deri në gjysmën e parë të vitit 2017.
“Nuk jemi takuar sepse as ai nuk ka kërkuar takim e as unë. Kur u dyfishuam në zgjedhje [2017] jemi takuar dy-tri herë pastaj [me Greg Delawie]. Me ambasadorin e ri jam takuar tri herë gjithsej”.
I pari i Vetëvendosjes ka thënë se ka respekt dhe vlerësim të madh për amerikanët, pasi janë popull patriotik.
“Ne duhet ta marrim mënyrën e tyre se si mbrohet shteti, çdoherë dhe çdo kund. Ata e mbrojnë interesin e tyre nacional edhe në anën e kundërt të globit nga ku janë gjeografikisht. Ne nuk e mbrojmë as në shtetin tonë”, tha ai.
Kurti thotë se qytetarët janë frikësuar me tezën se “nëse vjen Vetëvendosje në pushtet, na braktisë Amerika”. Sipas tij kjo frikë është reale dhe këtë e kanë bërë subjektet politike./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVdes në moshën 31 vjeçare këngëtari me famë botërore Liam Payne
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Klopp mund ta marrë drejtimin e skuadrës angleze, pasi Red Bull ka blerë aksionet e saj
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll
Dalin detaje nga vdekja e Liam Payne, pas rënies nga ballkoni
SHBA-ja nis sulme ajrore me bombarduesit B-2 kundër Houthive të Jemenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll