LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mbi 500 lëndë në Antikorrupsion kontrollohen nga nëntë persona

Maqedoni, mbi 500 lëndë në Antikorrupsion kontrollohen nga nëntë persona

Komisioni kundër korrupsionit nuk ka numër të mjaftueshëm të të punësuarve që të mund t’i përpunoj të gjitha denoncimet për korrupsion. Për momentin, hapen vetëm rastet më të rëndësishme për korrupsion ndërsa ato sekondare lihen për më tutje.

Sipas të dhënave të fundit, deri në maj të këtij viti, kanë arritur mbi 500 kallëzime për korrupsion.

“Nëntë persona nga Sekretariati punojnë në raste. Kjo do të thotë se, në rolin parandalues, por edhe në pjesën e kompetencave, Komisionin për parandalimin e korrupsionit e monitorojnë nëntë persona, edhe atë jo anëtarë, por nga Sekretariati. Bëhet fjalë për resurse të kufizuara. Tani flasim për atë nëse duhet të rriten resurset, por koha kalon dhe përderisa resurset janë të kufizuara, duhet të kërkohet mënyrë që të zgjidhet ajo që është më e rëndësishme e më pas ajo që është më pak e rëndësishme”, tha Misha Popoviq nga Instituti i Demokracisë.


Problem për anti- korrupsionin është se institucionet nuk janë të hapura për bashkëpunim. Edhe pse Ligji obligon që institucionet t’u përgjigjen kërkesave të Komisionit kundër korrupsionit, kjo për momentin realizohet shumë ngadalë. Ligji i ri për luftën kundër korrupsionit që në vete ngërthen dy ligje paraprak, për anti- korrupsion dhe përplasje të interesave, u miratua në fillim të vitit.

Edhe krahas rekomandimeve të fundit të GREKO-s prej ku rekomandojnë që prioritet t’i jepet rritjes së financave dhe resurseve njerëzore, ligji nuk parasheh diç të tillë. Ndryshimi thelbësor në ligjin e ri është vetëm mënyra e emërimit të anëtarëve të Komisionit kundër korrupsionit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori