LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rishikimi i buxhetit para deputetëve, pushteti dhe opozita me kundërshtime ndaj njëra-tjretrës

Maqedoni, rishikimi i buxhetit para deputetëve, pushteti dhe opozita me kundërshtime ndaj njëra-tjretrës

Filloi debati për rishikimin e buxhetit. Për opozitën ky rishikim është popullist dhe po bëhet për shkak se jemi para vitit të zgjedhjeve, ndërsa pushteti thotë se paratë do të shkojnë te qytetarët.

Ministrja e Financave Ana Angellovska, tha se trendet në ekonomi janë të mira. Sipas saj rritja për sivjet është reviduar në 3,2%, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të intensifikohet dhe të arrijë 4,2%.

“Me rishikim siguruam 400 milion denarë për mbështetje të rritjes së pagave. Do të subvencionohen kontributet nga sigurimi të obligueshëm social për ndërmarrjet që do të rrisin pagat e të punësuarave të tyre deri në 6000 denarë, përkatësisht deri në 100 euro. Janë siguruar edhe 200 milion denarë për mbështetje të politikave aktive dhe masave për punësim, ku në fokus të veçantë janë të rinjtë. Kjo masë nga njëra anë e ndalon ekonominë ilegale dhe dhënien e pagave në zarfe, ndërsa nga ana tjetër mundëson qarkullim më të madh të mjeteve në fondin pensional”, deklaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska.


Ministrja Angellovska theksoi se borxhi i shtetit që nga 30 qershori i vitit 2019 arrin 4374.6 milionë euro ose 38.4 për qind të BPV-së, ndërsa borxhi publik arriti 5300.2 milionë euro ose 46.6 për qind të BPV-së, duke e bërë Republikën e Maqedonisë Veriore vend me borxh të mesatar.

Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, gjatë debatit foli për punimet për objektin e universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Ai tha se ato po zvarriten për shkak të procedurave të ndryshme në kuadër të ministrisë së Arsimit dhe Mbrojtjes.

“Projektet të cilat që parashikohen në buxhet si rezultat i moskoordinimit të suksesshëm mes ministrive nuk mund të realizohen. Kemi rastin konkret, në tre vitet e fundit ndajmë mjete për ndërtesën e universitetit “Nënë Tereza” të cilit i është ndarë lokacioni, por për shkak të procedurave të ndryshme në kuadër të ministrisë së Arsimit dhe Mbrojtjes. Pra, insistoj që ministritë të gjejnë mundësi që këto çështje t’i zgjidhin sa më shpejtë sepse flasim për shuma marramendëse që as në këtë buxhet nuk po arrijnë të realizohen si rezultat i procedurave të zgjatura mes ministrive, rreth bartjes së pronësisë së objektit”, tha Rexhail Ismaili, deputet i BDI-së.

OBRM-PDUKM nga ana tjetër doli me kritika, duke thënë se rishikimi është provë për paaftësinë e pushtetit.

“Kjo është provë se pushteti nuk ka kapacitet që të udhëheq investimet dhe të investoj mjete në projekte kapitale siç janë çerdhet, spitalet, konviktet studentore, hekurudha, ujësjellësi dhe projekte të tjera, por paratë i ndan për masa populiste që kanë për qëllim të manipulojnë me trupin votues para zgjedhjeve”, theksoi Nikolla Micevski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

Nga LSDM vlerësojnë se rishikimi do të stimulojë rritjen e pagave, do të sigurojë mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës dhe me paga më të mëdha, gjë që do të ndikojë në rritjen ekonomike. Nga janari i vitit të ardhshëm hyn në fuqi rritja e re prej pesë për qind e pagave në administratën publike, shëndetësi, arsim, kopshte, polici, kulturë, mbrojtje dhe veprimtari tjera në administratën publike.

Debati në Komision, sipas Rregullores kuvendare zgjat 10 ditë, pas së cilës Propozimi shkon në seancë plenare. Në propozim janë dorëzuar 391 amendamente.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori