Autorët që ekzekutuan Santiago Malkon e ndiqnin nga një distancë shumë e afërt makinën e tij në momentet para atentatit.
Kjo duket qartë në një video të kamerave të sigurisë, që tregon lëvizjen e të dy automjeteve pak sekonda para vrasjes së ish-policit Molko si edhe momentin e ekzekutimit të tij.
Në videon e siguruar nga ABC News shihet se ish-efektivi i policisë lëvizë në rrugën e Porcelanit me automjetin e tij, BMW X5 ngjyrë e zezë.
Vetëm 4 sekonda më pas, ndodhet makina Volkswagen tip Golf e bashkëpunëtorëve në krim që e ndjek pas.
Automjeti nga ku u qëllua për vdekje është pikërisht ky, Mercedes-Benz i zi i tip CSL.
Ish-polici Malko ul shpejtesinë pasi ishte duke folur në telefon. Ai ndalon një zonë të ndriçuar pranë një lavazhi ku ka edhe bar-kafe, duke mos vënë re se ndiqej nga dy automjete njekohësisht.
Njëri nga atentatorët ul xhamin e pasëm të makinës dhe qëllon me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.
Siç duket në video, ekzekutimi i 26-vjecarit ka krijuar panik te qytetarët e shumtë qe ishin ato momente pranë vendit te krimit.
Ata largohen menjeherë të friksuar sapo dëgjojnë të shtënat e para, duke hyrë në një nga lokalet në zonë. Heteusit dyshojnë se ekzekutimi i Santiago Malkos është bërë më parë se vendi i parashikuar nga atentatorët, një zonë 100 metra më lartë, e pandriçuar dhe pa kamera sigurie.
Ndalimi i viktimës në rrugë pranë një lavazhi, i bëri atentatorët të dyshojnë se, ai do të qëndronte aty, duke i prishur planet e ekzekutimit.
Nga këqyrja e pamjeve filmike në rrugën “Xhafize Keko”, rezultoi se, pas krimit një person zbret nga dera e pasme e makinës Mercedes-Benz dhe hipën të automjeti tip Golf. Gjurmët e ndjekjes humbin në drejtim të Tufinës, ndërsa automjeti i zi tip Mecedes u gjet i shkrumbuar në fshatin Ferraj, vetëm 20 minuta larg vendngjarjes.
Për vrasjen e Santiago Malkos është arrestuar vetëm Blendi Teta dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. /AbcNews/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?