LAJMI I FUNDIT:

Conte merr përgjegjësinë pas barazimit: Nuk ishte futbolli që duam të luajmë, Slavia na dominoi

Conte merr përgjegjësinë pas barazimit: Nuk ishte futbolli që duam të luajmë, Slavia na dominoi
Antonio Conte (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Antonio Conte mori përgjegjësinë për barazimin zhgënjyes të Interit me rezultat 1-1 në Ligën e Kampionëve me Slavia Pragën.

Nerazzurrët morën një pikë falë gjuajtjes së saktë të Nicolo Barella pasi Peter Olayinka i kishte dhënë Slavisë epërsinë e merituar në Meazza.

Duke marrë parasysh që Barcelona dhe Borussia Dortmund janë në grup, kjo ishte teorikisht ndeshja më e lehtë e turneut për djelmoshat e Contes.


“Slavia Praga me siguri luajti në një mënyrë shumë evropiane, agresive dhe me intensitet”, ka thënë fillimisht Conte për Sky Sport Italia.

Interi e nis me barazim – Barella në kohën shtesë i shpëton zikaltërit nga humbja
Lexo po ashtu Interi e nis me barazim – Barella në kohën shtesë i shpëton zikaltërit nga humbja

“Ne nuk kemi bërë mirë për të gjetur zgjidhje rreth kësaj. Në ndeshjet e tjera, ne ishim kundër skuadrave që mbroheshin dhe na prisnin, ndërsa Slavia na sulmoi. Ne luftuam dhe për të qenë i sinqertë, nuk jam i kënaqur me performancën”.

“Duhet të jem i pari që kam marrë përsipër përgjegjësi, sepse me sa duket nuk kam pasur efektin që kam kërkuar në zgjedhjet e mia titullare ose në shpjegimin e llojit të ndeshjes në të cilën po kalonim”.

Interi ishte larg formës dhe paraqitjeve të Serie A (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Ne mund të kishim bërë shumë më mirë, ky nuk është lloji i futbollit që po stërvitemi të luajmë. Duhet të përmirësohemi edhe në aspektin e karakterit, por kur flas për një proces të rritjes, ai kalon edhe me ndeshje si kjo, pasi e di se çfarë lloj situate është kjo”.

“Slavia na mundi në aspektin e intensitetit, vendosmërisë, ritmit … Ne nuk treguam asgjë nga idetë tona të futbollit. Ju duket sikur mendoni se vi këtu, prek dhe rosat kthehen në mjellma. Ka shumë punë për të bërë dhe duhet të përmirësohemi, por nuk ishte ky futbolli ynë”.

Notat e lojtarëve, Inter 1-1 Slavia Pragë: Dështon sulmi zikaltër
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Inter 1-1 Slavia Pragë: Dështon sulmi zikaltër

“Jam këtu për të ndihmuar që këta të mëdhenj të përmirësohen, kështu që fajësimi më përket mua”.

“Nuk pranoj të flas për individë, sepse ne ishim të gjithë nën nivel sot, duke filluar nga unë. Jam i pari në hapin e keq. Në përgjithësi e urrej topin e gjatë dhe bëj rutinë, pasi që nuk është futbolli ynë, por kjo është ajo që bëmë kryesisht ne sot. Nuk ishte plan”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-5 Barcelona: Raphinha yll i finales

Notat e lojtarëve, Real Madrid 2-5 Barcelona: Raphinha yll i finales

La Liga
Barcelona e shkatërron Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës

Barcelona e shkatërron Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës

La Liga
Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub

Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub

Ndërkombëtare
Blerja e parë e Ruben Amorim arrin në Mançester për testet mjekësore

Blerja e parë e Ruben Amorim arrin në Mançester për testet mjekësore

Premier League

"Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer" - reagon Ancelotti pas humbjes ndaj Barcelonës

La Liga
Shorti i raundit të katërt të FA Cup: Liverpool dhe Man United mësojnë kundërshtarët

Shorti i raundit të katërt të FA Cup: Liverpool dhe Man United mësojnë kundërshtarët

Premier League
Kalo në kategori