LAJMI I FUNDIT:

Interi e nis me barazim – Barella në kohën shtesë i shpëton zikaltërit nga humbja

Interi e nis me barazim – Barella në kohën shtesë i shpëton zikaltërit nga humbja
Lautaro Martinez e David Hovorka . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi nuk e ka nisur mirë Ligën e Kampionëve, duke barazuar në shtëpi me Slavia Pragën 1-1.

Interi e nisi më mirë ndeshjen, duke pasur disa raste, fillimisht me Stefan de Vrij në minutën e 12-të, por gjuajtja e tij shjoi mbi portë.


Pas tij provuan edhe Lautaro Martinez (16’) dhe Danilo D’Ambrosio (24’), por as këta nuk e gjetën portën.

20 minutat e pjesës së parë shkuan pastaj në qetësi duke mos pasur raste.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Pjesa e dytë nuk ka nisur mirë për Interin.

Ka qenë sulmuesi nigerian Peter Olayinka, që më parë ka luajtur te Skënderbeu i Korçës që ka arritur ta gjejë rrjetën.

Zhvillohej minuta e 64-të kur sulmuesi pas dy tentimeve arriti ta mposht portierin Samir Handanovic (1-0).

Peter Olayinka duke shënuar . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi nuk u dorëzua dhe filloi sulmet  drejt portës së çekëve, por duke lënë zbrastësi prapa dhe duke rrezikuar edhe golin e dytë.

Italianët golin e barazimet e gjetën në kohën shtesë.

Ishte Nicolo Barella që me një goditje brenda zonës e barazoi rezultatin (1-1).

Nicolo Barella . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Interi në fund e kishte edhe një rast me Lukakun, por që portieri mbro.

Interi dhe Slavia kanë nga një pikë pas xhiros së parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori