Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një njoftimi për media ka dënuar praktikën abuzive të koalicionit dhe Qeverisë në largim, për punësime të paligjshme në sektorin publik, në kohë fushate.
“Informatat që vijnë nga institucionet dhe kompanitë publike tregojnë për punësime pa konkurs dhe pa kritere të qindra militantëve partiakë, me qëllim të përfitimeve politike në prag të zgjedhjeve.
Publikimet në media për rritje enorme të numrit të veteranëve të rrejshëm në kohë fushate, duhet të jenë alarm për institucionet ligjzbatuese, që të aktivizohen për të penguar abuzimin me taksat e qytetarëve.
Praktikat e punësimit në administratë janë keqpërdorim me paranë publike, shkelje e ligjit dhe shkelje e rregullave zgjedhore.
LDK konsideron se koalicioni i Qeverisë në largim, duke parë humbjen e thellë në zgjedhje, po përdor metoda të paligjshme, siç janë punësimet në sektorin publik, për të përfituar politikisht”, thuhet në njoftimin për media.
LDK iu bën thirrje monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë që të evidentojnë këto shkelje të rënda të procesit zgjedhor.
Lidhja Demokratike ju bën thirrje koalicionit PAN që t’i ndërprejnë praktikat diskriminuese ndaj qytetarëve, të cilët i kanë sjellë në varfëri të skajshme për shkak të korrupsionit enorm me paranë publike.
LDK-ja ju bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të përkrahin programin dhe kandidaten tonë për kryeministre, Vjosa Osmani, e cila me besimin e qytetarëve, me votën e lirë, më 6 tetor do t’i japë dënimin e merituar, atyre që e konsiderojnë vetëm mbi ligjin.
Lidhja Demokratike e Kosovës me fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit, do të jetë gardiane e parasë dhe pasurisë publike dhe do t’i japë fund praktikave korruptive në punësime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'