LAJMI I FUNDIT:

Mandzukic drejt transferimit në MLS

Mandzukic drejt transferimit në MLS
Mario Mandzukic. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic pritet të largohet nga Juventusi.

Me ardhjen e trajnerit Maurizio Sarri në skuadër, hapësirat për të janë minimizuar për të mos thënë nuk ka fare.


Kësisoj lojtari pritet të largohet, por vetëm në kampionatet ku afati kalimtar është ende i hapur si Katari apo SHBA.

Pasi ka refuzuar disa skuadra të rëndësishme nga Katari, Mandzukic karrierën mund ta vazhdoj në MLS.

Mario Mandzukic. (Photo by Fred Lee/Getty Images)

Është gjiganti amerikan, Los Angeles FC që i ka bërë një ofertë të mirë lojtarit dhe mund të pranohet nga kroati.

LAFC i ka ofruar kontratë tri vjeçare Mandzukicit me pagë prej pesë milionë euro në stinor.

Mbetet të shihet se si do të bëhet ky transferim, pasi klubi amerikan i ka kërkuar lojtarit ta shkëpus kontratën me Juventusin dhe t’i bashkohet si i lirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori