LAJMI I FUNDIT:

​Koalicioni Nisma-AKR-PD nominon Fatmir Limajn për Kryeministër – shpaloset programi qeverisës

​Koalicioni Nisma-AKR-PD nominon Fatmir Limajn për Kryeministër – shpaloset programi qeverisës

Koalicioni NISMA-AKR-PD ka mbajtur Konventën ku edhe zyrtarisht kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është nominuar kandidat për kryeministër të vendit.

Para mijëra përkrahësve të këtyre subjekteve, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka shpalosur vizionin e tij për udhëheqjen e qeverisë së ardhshme.

Ai fillimisht ka shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për besimin që i kanë dhënë duke e nominuar për kryeministër të vendit.


Ai ka siguruar partnerët e koalicionit dhe qytetarët e Kosovës që se për këto 30 ditë me dinjitet, përkushtim, seriozitet e pjekuri dhe pe punë të palodhshme do ta bëjë krenar vendin duke e shpalosur programin qeverisës.

“Ju siguroj që mbështetja e besimi juaj që ma keni dhënë të jem kandidat për kryeministër të vendit dhe nëse do të kem besimin, ju garantoj dhe ju siguroj se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk do të zhgënjehen nga vota që do të ma japin”, ka thënë Limaj.

Më tutje, Limaj ka thënë se asnjëherë nuk i ka ndale shërbimet për Kosovën dhe kurdo që vendi ka nevoje ai është i gatshëm të kontribuoj, sepse thotë se nuk ka kënaqësi dhe nder se sa me i shërbyer vendit.

“Unë i takoj njerëzve që nuk vëzhgojnë dhe nuk rrinë anash e nuk vajtojnë. Unë ju takoj njerëzve që dalin në vije dhe marrin përgjegjësi me qëllim të arritjes se objektivave. Ne sot jemi këtu si bosht politikë në një moment të rëndësishëm për vendin. Ne u bashkuam bashkë për shtetin, sepse vendi ka nevoje të bashkohen rreth një frymë që në epiqendër ka interesin e shtetit”, ka shtuar Limaj.

Udhëheqësi i këtij koalicioni ka thënë se fitorja e këtij boshti politik është fitore e Kosovës.

“Përderisa të tjerët bëjnë me gisht nga njëri- tjetrin dhe rrihen me njeri tjetrin ne bëjmë gisht nga problem që të gjithë duhet merremi. Vendi ka nevoje për qetësi, vendi ka nevoje për përvoje, për profesionalizëm dhe vendi ka nevoje për njerëz të vendimeve të urta e të studiuara te qëndrueshme që pastaj ai vendim të kthehet në shërbim të qytetarëve. Vendi ka nevoje që në temat me rendësi për atdheun të bashkohen energjitë pozitivë”, ka deklaruar Limaj.

“Kosovën e zhvillojnë dhe e ndërtojnë të gjithë qytetarët e Republikës saj. Vendin e presin tema të renda, dialogu, liberalizimi i vizave, dhe mbi të gjitha hapja e perspektives. Një nga temat që na pret është hapja e vendeve të reja të punës, për të krijuar mirëqenie për qindra mijëra familje me asistence sociale”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se me të kryeministër të vendit, do t’i kthehet dialogut për të mbyllur njëherë e mirë temat e hapura me Serbinë në mënyre që Kosova të vazhdoj ë rrugëtimin e vet, por nuk do të veprojë asnjëherë në kundërshtim me interesat e atdheut të Kosovës.

“Koalicioni jonë nuk e do votën në emër të gënjeshtarëve. Vendi duhet dalë nga kjo situatë. Kosova ka shkuar në zgjedhje për shkak të izolimit. Kosovës nuk i duhet eksperimentet. Koalicioni jonë ofron ekip me ju bashkë, bile edhe me rivalet. Ne kem nevoje për bashkëpunëtorë, unë dhe ju kemi nevoje me i bashku forcat me të gjithë për ta ndryshuar dhe avancuar Kosovën”, ka thënë ai.

Limaj ka përmendur disa prioritete në qeverisjen e tij siç është mirëqenia e qytetarëve, reformat në drejtësi, zhvillimi ekonomik, diaspora, mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme, paketa sociale dhe investimet e mëdha në sektorin e bujqësisë.

“Ne bashkë do të fitojmë. E unë po ju them të gjithë e dinë çfarëdo projekti kam hy kem dal fitues. Unë besoj në Zot. Unë besoj në drejtës. Unë besoj në vendin time dhe me besimin tuaj drejt fitores së 6 tetorit”, ka përfunduar Limaj.