Pemët në menynë e bebes: Kur dhe si përfshihen në ushqim pjeshkat dhe nektarinat
Pikërisht për vlerat e mëdha nutritive, këto pemë janë thesar i vërtetë për ushqim dhe shëndet të vogëlushëve. Prandaj pjeshkat dhe nektarinat janë të mira për beben tuaj?
Pjeshkat kanë përmbajtje të lartë vitaminash, posaçërisht vitaminat C dhe A, por përmbajnë edhe sasi të mëdha fibrash, transmeton Telegrafi.
Për pjeshkat dihet që kanë veprim diuretik dhe, pos kësaj, edhe njëra edhe tjetra janë laksativë natyralë. Pjeshka është pemë ideale e cila mund t’i jepet bebes nëse ka problem me kapsllëkun, njësoj si edhe kumbullat.
Kur mund t’i përfshini pjeshkat në ushqimin e bebes?
Propozimi i një numri të madh i pediatërve është që bebja të fillojë të hajë pjeshka midis muajit të katërt dhe të gjashtë.
Për ato që fillojnë t’u japin ushqim të ngurtë bebeve të tyre më herët se sa është e rekomanduar (6 muaj), pjeshkat mund të jenë ushqimi i parë i cili lehtë tretet.
Pjeshkat janë të shijshme, të ëmbla dhe të lëngëta. Mund t’i përzieni me mjaft artikuj të tjerë, siç janë mishi i pulës, bananet, avokadoja.
Pjeshkat mund të zihen në ujë, në avull apo të piqen në furrë. Kini parasysh që pjeshkat humbin veprimin ushqyes kur zihen tepër. Opsioni më i mirë është t’i piqni apo t’i zieni në avull.
Mundeni t’i bëni bebes qull vetëm nga pjeshkat, por mundeni edhe t’i përzieni me drithëra shtëpiake, jogurt, madje edhe me mjaltë.
Pjesët e ngrira të pjeshkës në aparat përzierës janë mënyra e shkëlqyeshme që t’ia lehtësoni bebes dhembjen gjatë rritjes së dhëmbëve.
Mund t’i hanë me gishta nëse janë të pjekura apo të ziera pak. Nëse copat e pjeshkës janë tepër rrëshqitëse për beben tuaj që t’i kapë me dorë, qitni sipër tyre kokrra të bluara gruri. Natyrisht, konsultimi me pediatrin më parë është obligim.
Si të zgjidhni dhe t’i ruani pjeshkat dhe nektarinat për beben?
Këto pemë janë me kontaminim të lartë me pesticide, kështu që blerja e frutave organike është zgjedhje e duhur.
Njëherë kur të mblidhen, pjeshkat dhe nektarinat nuk do të bëhen edhe më të ëmbla apo më të pjekura, por do të bëhen më të buta dhe më të lëngshme.
Me rastin e zgjedhjes kushtoni kujdes të mos kenë “vraga” dhe plasaritje. Zgjidhni pjeshkat dhe nektarinat të cilat janë të forta, ndërsa pak të buta kur i shtypni butësisht.
Si t’i qëroni pjeshkat dhe t’i përgatitni për beben?
Lani mirë pjeshkat (mund t’i pastroni me brushë për pastrim të pemëve), dhe pritni në formë të germës X në njërën anë të pemës. Anën në të cilën gjendet X-i vendoseni në tigan dhe shtoni rreth 3 cm ujë.
Lini ujin të vlojë dhe lini që pema të zihet derisa të zbutet. Kur të ftohen, mundeni shumë lehtë t’i qëroni, sepse lëvorja vetë do të bjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Dhëmbët e parë të bebes – dhjetë shenjat paralajmëruese
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Arsyet dhe sjellja e femrave që tradhtojnë
Fytyra plot jetë
Pesë stërvitje ideale kardio që do të formojnë trupin dhe do të definojnë muskujt tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit