LAJMI I FUNDIT:

BE riatdheson 104 shtetas shqiptarë

BE riatdheson 104 shtetas shqiptarë

Një tjetër operacion riatdhesimi i shtetasve, që kanë kërkuar azil apo kanë shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen, është finalizuar ditën e sotme në bashkëpunim me Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë.

Mesditën e sotme nëpërmjet dy aeroplanëve nga Franca dhe Gjermania, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca, Belgjika dhe Gjermania në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 104 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 15 shtetas nga Franca, pesë nga Belgjika dhe 84 nga Gjermania.


Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe një herë të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe të mos provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Në pikat e kalimit kufitar, Policia Kufitare do vijojë të aplikojë masat shtesë të marra për parandalimin e azilkërkimit, duke vijuar me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori