LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: PDK fiton zgjedhjet sepse ka vizion të qartë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Tahiri: PDK fiton zgjedhjet sepse ka vizion të qartë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Përfaqësuesit e subjekteve politike po debatojnë se cili nga subjektet politike do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 6 tetor.

Zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se PDK u ka ofruar qytetarëve një vizion të çartë që do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Tahiri thotë se subjektet opozitare prej dy vitesh nuk kanë ndonjë platformë se si mund të dalin para qytetarëve dhe madje sipas tij deri më tani kanë pasur synim si të lidhin koalicione.

Ai thotë se deri më tani PDK ka “thyer” disa herë partitë opozitare.

“Derisa LDK prej vdekjes së Rugovës nuk është e gatshme të marrë përgjegjësi edhe kësaj radhe ka kandiduar nënkryetarin e tretë apo katërt për kryeministër. Kemi parë edhe qeverisjen e Vetëvendosjes në Prishtinë e Prizren”.

Tahiri thotë se PDK ka një vizion të çartë në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe konfiskimin e aseteve kriminale.

“Me këto veprime ne sigurisht se do t’i fitojmë zgjedhjet parlamentare”, tha Abelard Tahiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori