LAJMI I FUNDIT:

Depay shpreson që t’i bashkohet Milanit në janar

Depay shpreson që t’i bashkohet Milanit në janar
Memphis Depay. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Memphis Depay do të qëndroj edhe për gjashtë muaj së paku te Olympique Lyon.

Sulmuesi holandez u kërkua këtë verë nga Milani, por Lyon kërkoi shumë dhe marrëveshja nuk u arrit.


Gjiganti francez ishte i gatshëm ta linte të lirë yllin e tyre të largohet, vetëm nëse paguheshin 60 milionë euro.

Kjo ishte arsyeja që Milan hoqi dorë nga transferimi i holandezit në San Siro.

Memphis Depay. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Por mediat holandeze kanë raportuar se dëshira e vetme e Depayt është që të transferohet tek Rossonerët.

25-vjeçari ka kontratë me Lyonin deri në verën e vitit 2021 dhe nuk ka pranuar rinovimin e sja.

Ish-anëtari i PSV Eindhoven dhe Manchester United synon që në janar të bashkohet me Milanin, pasi ka besim se Lyon do të ulë kërkesat për të. /Telegrafi/