LAJMI I FUNDIT:

Një gjysh thotë se “uji i shenjtë” e shëroi nga kanceri, vë mjekët në aksion – duan ta vërtetojnë këtë!

Një gjysh thotë se “uji i shenjtë” e shëroi nga kanceri, vë mjekët në aksion – duan ta vërtetojnë këtë!

Doktorët janë të vendosur të provojnë pretendimet e një gjyshi i cili thotë se kanceri i tij ishte kuruar mrekullisht nga uji i shenjtë në Lourdes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kazik Stepan, 71 vjeç, vizitoi vendin e shenjtë në Francë në adoleshencën e tij, pasi u diagnostikua me një tumor në palcën kurrizore që e linte të paaftë për të ecur.


Mjekët kishin frikë se ai nuk do të mbijetonte pelegrinazhin, por Kazik, nga Kenti, beson se pasi ishte larë në ujë të shenjtë atje, ishte në gjendje të ecte për herë të parë në disa muaj.

Ndërkohë thuhet se pretendimi i tij për mrekulli do të vlerësohet nga 30 mjekë nga Komiteti Ndërkombëtar i Mjekësisë në Lourdes.

Mjekët duhet të sigurohen se sëmundja e Kazikut ishte e pashërueshme para se të mund të vendosnin nëse ai ishte “i bekuar me një shërim të përhershëm”.

Ai vizitoi Lourdes në 1965 dhe beson se iu dha “dhurata e jetës”.

Spekulimet rreth shpellës franceze filluan në 1858, ndërsa pretendohet se rreth 100 persona janë shëruar nga uji i mrekullive.

Por nëse mjekët konfirmojnë pretendimin e Kazik, ai do të jetë britaniku i parë që do të verifikohet kurimi i tij. Ata do ta shpallin vendimin e tyre muajin tjetër. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori