LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje të reja për vdekjen e të burgosurit në Burgun e Dubravës

Policia jep detaje të reja për vdekjen e të burgosurit në Burgun e Dubravës

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e një të burgosuri në Burgun e Dubravës.

Policia ka njoftuar se viktima është gjetur i varur.


“Zyrtarët korrektues kanë informuar se në pavionin numër 5 është gjetur i varur i burgosuri viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, KMDLNJ më herët ka njoftuar se viktima është nga Vushtrria.

“Sipas informatave të KMDLNj-së një i dënuar përkatësisht F. I 23 vjeçar i lindur në Vushtrri, është gjetur pa shenja jete një qelinë e tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë. I ndjeri, në vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës ishte nga data 9 janar 2019′, thuhej në njoftimin e KMDLJ-së./Telegrafi/