LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Koalicioni AAK-PSD pretendenti kryesor për fitore, kemi gati listën e kandidatëve

Ahmeti: Koalicioni AAK-PSD pretendenti kryesor për fitore, kemi gati listën e kandidatëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti janë paraqitur në një konferencë të përbashkët për mediat.

I pari fjalën e ka marrë Ahmeti, i cili ka thënë se koalicioni AAK-PSD është gati për zgjedhjet e 6 tetorit.


Ai ka thënë se ky koalicion është pretendenti kryesor për t’i fituar këto zgjedhje.

“Sinergjia që është krijuar në degë, u vërejtë edhe ditëve të fundit por edhe sot. Jemi të përgatitur për këtë sfidë dhe jemi pretendenti kryesor për t’i fituar zgjedhjet”, ka thënë Ahmeti, thuhet në një njoftim të AAK-së.

Po sipas njoftimit, Ahmeti ka theksuar se koalicioni është një bashkëpunim komplementar.

“Aleanca dhe PSD-ja nuk janë në garë ndërmjet vetes. Jemi gati për tubimin e parë dhe për listën e kandidatëve të cilën do ta dorëzojmë më 7 shtator”, ka theksuar ai në konferencën e përbashkët me Haradinajn.

Kryetari Ahmeti i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me propozimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për nënshkrimin e një Pakti Kundër Korrupsionit.

Ai ka thënë se PSD nuk e nënshkruan këtë pakt, derisa ka kritikuar PDK-në si shkaktaren kryesore të korrupsionit.

“PSD nuk do ta nënshkruaj këtë që e ka paraqitë PDK-ja. PDK nuk është në kurrfarë pozite për me paraqitë standard për korrupsion. Ata duhet të përgjigjen për dëmet që ia kanë bërë Kosovës”, ka theksuar Ahmeti.

Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth ofertës së PDK-së për të nënshkruar “Paktin kundër-korrupsion”.

I pyetur nga gazetarët në një konferencë për media, Haradinaj ka thënë se askush nuk e ka penguar luftimin e korrupsionit në Kosovë qe 20 vjet.

“Ne po punojmë që t’i fitojmë zgjedhjet me një koncept qeverisës, nuk është koha e ofertave të tilla, nuk është në rregull kjo qasje”, ka thënë Haradinaj.

“Korrupsioni në Kosovë është prezent qe 20 vjet. Është e pakuptimtë që dikush në fushatë me dal në oferta të tilla. Askush nuk na ka ndalë qe 20 vjet që ta luftojmë korrupsionin”, ka theksuar Haradinaj në konferencë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori