Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një intervistë të dhënë për Telegrafin ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mbahen më 6 tetor.
Daka tha se edhe në këto zgjedhje, OSBE do të ketë rol këshillëdhënës dhe jo organizativ.
“OSBE do të jap këshilla për komisionet komunale zgjedhore, dhe këshilla në vendvotime në ditën e zgjedhjeve, nuk ka rol organizativ por vetëm këshillëdhënës dhe vetëm në katër komunat e pjesës veriore të Kosovës”, ka thënë ajo.
Gjithashtu, Daka ka folur edhe rreth marrëveshjes së arritur me zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare.
“Sikur edhe në zgjedhjet e kaluara ne kemi nënshkruar një marrëveshje administrative me Bashkimin Evropian, dhe në këtë marrëveshje është sqaruar se qysh nga dita e sotme do të fillojë të arrijnë vëzhguesit ndërkombëtarë të BE-së nën udhëheqjen e një personi që do ta vendos Mogherini, dhe ai mision vëzhgues do të ketë qasje në gjithë procesin zgjedhor, në të gjitha komunat e Kosovës, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas ditës së zgjedhjeve, deri në certifikimin e rezultateve”, ka thënë ajo.
Ajo ka pohuar se misioni do të jetë i plotë me vëzhgues të Bashkimit Evropian, të cilët pas certifikimit të rezultateve dhe përmbylljes së procesit zgjedhor do të japin disa rekomandime për procesin zgjedhor.
Ndër të tjera, kryetarja Daka foli edhe për problemet me të cilat ballafaqohen gjatë ditës së zgjedhjeve.
“Sa i përket votimeve të dyfishta – nuk është çështja për shkak të listave të votuesve është çështja se ka persona të cilët konsiderojnë së munden të ‘na mashtrojnë’ të votojnë dy herë a më shumë – mirëpo kjo eliminohet kur bëhet krahasimi i listave të votueseve dhe i votave me kusht, ne i zbulojmë të gjithë ata që kanë votuar dy herë apo më shumë”, ka potencuar ajo.
Daka tha se numri i votuesve të dyfishtë është i vogël në vitet e fundit dhe shpreson që as këtë vit të mos kenë probleme.
Kurse sa i përket mos pastrimit të listave të votuesve, ajo tha se është e njëjta situatë sikur në të gjitha zgjedhjet.
“Sa i përket listave zgjedhore, ne kemi një situatë të tillë sikur në të gjitha zgjedhjet, por shpresoj që vetëdija e qytetarëve dhe e komisonerëve të jetë me e lartë këtë herë dhe nuk mund të bëjnë ndonjë manipulim eventual”, ka thënë Daka.
Daka gjatë intervistës së dhënë për Telegrafin, ka folur edhe rreth qendrave të votimit, procedurat që duhet ndjekur votuesit jashtë Kosovës në mënyrë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim, si dhe shumë çka tjetër rreth zgjedhjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles