LAJMI I FUNDIT:

Barcelona refuzoi transferimin e Lucas Mouras

Barcelona refuzoi transferimin e Lucas Mouras
Lucas Moura (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi brazilian Lucas Moura u identifikua si një objektiv i vonshëm trasferimi për Barcelonën nga Tottenham Hotspur.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, në mes të negociatave për marrëveshjen për të rikthyer Neymarin në klub, Barcelona pati mundësinë të nënshkruajë me anësorin 27-vjeçar.

Kur drejtuesit e katalunasve e panë që një marrëveshje për yllin e Paris Saint Germain nuk po materializohet, ata filluan të kërkonin një ‘plan B’ dhe e panë Mouran si një opsion të përshtatshëm.


Eriksen: Lucas Moura meriton një statujë në Angli pasi e dërgoi Tottenhamin në finale
Lexo po ashtu Eriksen: Lucas Moura meriton një statujë në Angli pasi e dërgoi Tottenhamin në finale

Sezonin e kaluar ai shënoi 10 gola në 32 paraqitje të Ligës Premier dhe shënoi një het-trik në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit.

Moura ishte hero i Tottenahmit në Ligën e Kampionëve (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Sidoqoftë, marrëveshja dështoi kur anglezët i vunë brazilianit një prej mbi 50 milionë eurosh, gjë që u vlerësua si e pa realizueshme nga drejtorët e Barcelonës, të cilët tashmë kishin paguar shifra të mëdha për transferimet e verës.

Klubi nga Katalunia synoi të përdorë paratë e tyre në një marrëveshje të minutës së fundit për të siguruar shërbimet e një superyllit tjetër brazilian, Neymar, megjithatë marrëveshja në fund ishte financiarisht e pamundur. /Telegrafi/