LAJMI I FUNDIT:

Suarez: Neymar bëri gjithçka për tu kthyer te Barcelona

Suarez: Neymar bëri gjithçka për tu kthyer te Barcelona

Luis Suarez theu heshtjen në Fox Sports Radio të Argjentinës dhe tregoi se si ka komunikuar me Lionel Messin dhe Neymarin rreth sagës për rikthimin e mundshëm të brazilianit.

Lojtari ka pohuar se 27-vjeçari ka bërë çdo gjë që është e mundur për tu rikthyer te katalunasit, ku ishte larguar para dy vjetëve për 222 milionë euro.


“Ne biseduam në kohën kur ai dëshironte të largohej. Ne i thamë atij se më mirë se në Barcelona nuk do kishte askund tjetër. Ato janë vendime dhe ai e zgjodhi atë. Mund të themi se bëri gjithçka të mundshme për t’u kthyer “, tha sulmuesi uruguaian.

“E vërteta është se në kohët e fundit nuk kishim asnjë bisedë. Duke ditur se e gjithë situata është ndërlikuara, ne e respektojmë hapësirën dhe kohën e tij”, pohoi lojtari.

Ai gjithashtu foli në superlativ për sulmuesin e ardhur nga Atletico Madrid, Antoine Griezmann si dhe talentin, Ansu Fati.

Neymar dhe tregimi për ofertën fantazmë: Gjithçka çfarë ndodhi rreth dështimit të transferimit të sezonit
Lexo po ashtu Neymar dhe tregimi për ofertën fantazmë: Gjithçka çfarë ndodhi rreth dështimit të transferimit të sezonit

Theksojmë se braziliani i kishte konfirmuar klubit të PSG-së se dëshiron të largohet gjatë afatit kalimtar të verës, e cila gjë nuk ndodhi pasi kampionët francez kërkuan si dëmshpërblim 300 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bayerni konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës, mungon ndaj Real Madridit

Bundesliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

E ardhmja e tij është larg Old Trafordit, Man Utd i vendos çmimin e largimit Jadon Sanchos

Premier League
Kalo në kategori