LAJMI I FUNDIT:

Tare flet për ndeshjen me Romën: Derbi është kampionat në vete

Tare flet për ndeshjen me Romën: Derbi është kampionat në vete

Lazio – Roma është njëra nga sfidat më të zjarrta në Serie A dhe jo vetëm.

Të dielën në Olimpico dy rivalët do të përballen me njëra tjetrën në një ndeshje të zjarrtë.


Lazio e nisi kampionatin me një fitore të madhe 0-3 në udhëtim te Sampdoria, ndërsa Roma barazoi 3-3 para tifozëve të vet me Genoan.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për derbin, duke thënë se skuadra e tij nuk është favorite dhe se kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Nuk jemi favoritët. Kjo ndeshje është një kampionat më vete. E kemi nisur mirë kampionatin duke fituar ndaj Sampdroias, në një fushë shumë të vështirë”.

Edin Dzeko (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

“E dimë që të dielën nuk do të jetë aspak e lehtë, por luajmë përballë tifozëve tanë dhe duam të kemi vazhdimësi. Do të jetë e rëndësishme për rrugën tonë”, deklaroi Tare.

Krejt në fund drejtori sportiv i Lazios deklaroi se skuadra e tij është favorite për ta kaluar grupin në Ligën e Evropës, ku është së bashku me Celtic, Rennes dhe CFR Cluj.

“Është një grup shumë i vështirë, por jemi mësuar të mbijetojmë në vështirësi. Mendoj se Lazio është favorite për t’u kualifikuar dhe nuk duhet të fshihemi”.

“Kemi një ekip ekspert dhe shumë talente. Nëse duam të bëhemi pjesë e futbollit që ka vlerë, duhet të kalojmë këto eksperienca”, përfundoi Tare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori