LAJMI I FUNDIT:

Areola afër transferimit te Real Madridi

Areola afër transferimit te Real Madridi

Portieri francez, Alphonse Areola pritet të vazhdojë karrierën e tij në La Liga, te klubi i madh spanjoll, Real Madridi.

Gjatë të enjtes u raportua se Areola mund të largohet nga Paris Saint-Germain për të kaluar në kampionatin spanjoll.

26-vjeçari është vendosur të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë në baza të përkohshme dhe largimi i tij do të sinjalizonte ardhjen e mundshme të Keylor Navas te PSG.


Sipas mediumit RMC Sport, Areola është vendosur të bashkohet me Real Madridin si huazim njëvjeçar nga klubi francez.

Areola do të garojë me belgun Thibaut Courtois për një vend titullari midis shtyllave të ekipit nga kryeqytetin spanjoll. /Telegrafi/