Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se Këshilli i përgjithshëm i LDK-së sot ka votuar kundër çfarëdo koalicioni me PDK-në.
Ajo po ashtu ka thënë se do të diskutojnë për koalicione me partitë tjera po që kandidati për kryeministër të jetë nga LDK.
“Sot unanimisht Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka votuar kundër çfarëdo koalicioni me PDK-në para apo pas zgjedhjeve. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së po ashtu ka autorizuar kryetarin së bashku me nënkryetarin dhe mua që të diskutojmë për koalicione parazgjedhore, natyrisht që kandidat për kryeministër të jetë nga LDK. Fokusi ynë për partnerë të ardhshëm është me Vetëvendosjen dhe do të diskutojmë në ditët në vijim”, ka thënë Osmani, përcjell Telegrafi.
Osmani po ashtu i është kundërpërgjigjur edhe deklaratave të ish-deputetit të Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, i cili ka akuzuar LDK-në se ka bërë veprim tinëzar duke e nominuar Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre.
Osmani ka thënë se shpreson që këto deklarata të mos jenë të lidershipit të VV-së.
“VV duhet t’i bashkohet LDK-së në ndërtimin e një epoke të re të ndryshimeve të mëdha që do të jenë ndryshime historike. Deklaratat e tilla tregojnë që një bashkëpunim të tillë nuk e paskan pasur të sinqertë por shpresoj që këto deklarata të mos jenë të lidershipit të VV-së. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, për diskutime dhe kjo mund të ndodhë mbi baza të respektit reciprok”, ka thënë ajo.
Ndryshe këto dy parti kanë zhvilluar deri më tani disa takime për të diskutuar për arritjen e një marrëveshje për koalicion parazgjedhor, mirëpo deri më tani pa ndonjë rezultat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar