LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kam nderin që prej sot ta shkruajmë bashkë epokën e re të historisë së Kosovës

Osmani: Kam nderin që prej sot ta shkruajmë bashkë epokën e re të historisë së Kosovës

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se është nderi më i madh në jetën e saj, që sot mori besimin e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, për këtë garë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se ” Është nderi im, që prej sot, ta shkruajmë bashkë, një epokë të re të historisë së Kosovës”.

Vjosa Osmani merr përkrahjen unanime të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Lexo po ashtu Vjosa Osmani merr përkrahjen unanime të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Postimi i plotë:


Sot, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, më dha besimin unanim, që të jem kandidate për Kryeministre të vendit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Është nderi më i madh i jetës sime, që sot, mora këtë mirëbesim, që të gjithë së bashku t’ia kthejmë LDK-së dhe Kosovës, primatin në qeverisje, ndërkaq qytetarëve të Kosovës shpresën dhe besimin në shtetin e tyre.

Tërë jetën time jam përgatitur, jam shkolluar e kam punuar që në një ditë si kjo, me nderin dhe përgjegjësinë më të madhe, t’i shërbejë vendit tim.

Si nënë dhe si grua, kam ndjesinë e domosdoshme, që vendimet për vendin tonë t’i peshoj drejtë, në interes të qytetarit dhe të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, qe 30 vjet, e shkruan historinë e Kosovës.

Është nderi im, që prej sot, ta shkruajmë bashkë, një epokë të re të historisë së Kosovës.

FITORE . /Telegrafi/