LAJMI I FUNDIT:

Takimi i fundit i Barcelonës me PSG-në për Neymarin

Takimi i fundit i Barcelonës me PSG-në për Neymarin

Barcelona është duke e bërë tentimin e fundit për ta transferuar Neymarin nga Paris Saint-Germain.

Skuadra katalonase qysh nga fillimi i kësaj vere është duke tentuar ta rikthejë në skuadër sulmuesin brazilian, mirëpo parisienët kërkojnë një ofertë të majme.

Sipas asaj që raporton Esports RAC1, kampioni i La Liga-së do të mbajë një takim me atë të Ligue 1 për ta mbyllur transferimin e 27-vjeçarit.


Sulmuesi problematik tashmë e dëshiron largimin nga Parku i Princave dhe rikthimin në Spanjë, pasi nuk është i lumtur në ligën franceze.

PSG thuhet se po e kërkon në ofertë Ousmane Dembelen dhe Ivan Rakiticin plu para, në mënyrë që ta lejojë largimin e Neymarit.

Në garë për transferimin e brazilianit është edhe Real Madridi, gjersa PSG i ka kërkuar në ofertë Vinicius Juniorin. /Telegrafi/