LAJMI I FUNDIT:

“Mushkëria e botës” po digjet: Pamjet që tregojnë pasojat e zjarreve në Amazonë – aty ku gjithçka që mund të shihni ngjanë me një varrezë

“Mushkëria e botës” po digjet: Pamjet që tregojnë pasojat e zjarreve në Amazonë – aty ku gjithçka që mund të shihni ngjanë me një varrezë

Tymi është aq “i trashë” në disa raste saqë aeroplani duhej të ngjitej për të qëndruar jashtë tij. Sytë tuaj e kanë të vështirë të përballojnë dhe ju mbyllni kanalet e ajrit për ta mbajtur kabinën e banueshme. Ndonjëherë madje është e vështirë të shohësh pamjet poshtë, që tregojnë se sa e keqe është gjendja atje.


Kështu përshkruhet gjendja e Amazonës, atë që quhet “mushkëria e njerëzimit”, pas përfshirjes nga zjarret masive, ditëve të fundit.

“Ky nuk është vetëm një pyll që digjet”, ka thënë Rosana Villar nga Greenpeace, e cila ndihmoi CNN të realizonte fluturimin e saj mbi zonat e dëmtuara dhe të djegura, përcjell Telegrafi.

“Është pothuajse një varrezë. Sepse gjithçka që mund të shihni është si vdekja”.

Bëhet fjalë për pamje nga Amazona, e cila është duke u djegur prej disa ditësh, gjë që ka alarmuar gjithë botën.

Alarmi vjen pasi Amazona konsiderohet si “mushkëria e botës” dhe shkatërrimi i saj do të sillte pasoja të tmerrshme në ndryshimet klimaterike.

Brazili ka dërguar edhe ushtrinë për shuarjen e flakëve, ndërsa zjarret në Amazona u kthyen në temë diskutimi edhe në takimin e G7, me kërkesë të Emanuel Macron.

Drejtuesit e shtatë shteteve më të zhvilluara të botës premtuan se do të japin ndihmë teknike dhe financiare për të ndihmuar në fikjen e zjarreve, edhe pse presidenti brazilian nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

Biznesmenë dhe artisë të ndryshëm ndërkohë, kanë vënë në dispozicion shuma të ndryshme për fikjen e zjarreve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori