LAJMI I FUNDIT:

Rrebesh shiu në shumë rajone të Kosovës, Peja preket edhe nga breshëri

Rrebesh shiu në shumë rajone të Kosovës, Peja preket edhe nga breshëri

Pas temperaturave tropikale që mbizotëruan për javë të tëra në Kosovë, sot në rajone të ndryshme të Kosovës e kryesisht në Dukagjin, ka pasur rrebesh shiu siç ishte rasti i Istogut dhe në Pejë, që së fundmi raportohet se është kapluar edhe nga breshëri.

E videot e ndryshme që po qarkullojnë në internet tregojnë më së miri për gjendjen aktuale në këto qytete, ku rrugët duket se janë të mbuluara nga uji dhe breshëri, transmeton Telegrafi.


Moti i ngjashëm pothuajse është duke mbretëruar edhe në Drenicë ku bubullimat nuk kanë të ndalur. Se për çfarë bëhet fjalë ju ftojmë t’i shikoni videot e publikuara më poshtë, që e dëshmojnë më së miri gjendjen aktuale në qytetet e Kosovës.

Kujtojmë se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë javës së ardhshme temperaturat priten të bien paksa në tërë Kosovën, madje në zona të caktuara gjatë të hënës dhe të martës do të ketë reshje lokale shiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori