LAJMI I FUNDIT:

Vulin: Çështja e shqiptarëve s’mund të zgjidhet pa u zgjidhur çështja e serbëve

Vulin: Çështja e shqiptarëve s’mund të zgjidhet pa u zgjidhur çështja e serbëve

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se për sa kohë që Serbia drejtohet nga Aleksandar Vuçiq, përparësia e politikës së saj të jashtme do të jetë Republika Serbe dhe se asnjë “Stuhi” nuk do të përsëritet më.

Vulin theksoi se Republika Serbe nuk e ka ushtrinë e vet, por ka popullin serb, dhe se ‘askush nuk duhet të mendojë se mund të flasë me serbë me forcë ose të ndodhë serish Jasenovci, operacioni “Stuhia” dhe Jadovno.


“Për sa kohë që Serbia drejtohet nga Vuçiq, Republika Serbe do të ruhet dhe ndihmohet”, porositi Vulin.

Ai ka folur edhe për “Shqipërinë e Madhe”, duke ftuar ‘porositur botën se nëse mbyllin sytë, atëherë ata do të jenë përgjegjës për të keqen që do të vijë”.

“Fatkeqësisht, ne jemi dëshmitarë të përmendjes së projekteve të ‘Shqipërisë së Madhe’, se e ‘keqja e madhe’ po përsëritet. Unë i them të gjithë botës se nëse mbyllin sytë dhe heshtin, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre ‘për të keqen’ që do të dalë nga ky projekt”, tha Vulin.

Ai tha se “të gjithë duhet ta dinë se ajo që u lejohet shqiptarëve nuk mund të ndalohet për serbët, pasi çështja kombëtare e shqiptarëve nuk mund të zgjidhet pa zgjidhur çështjen kombëtare të serbëve”. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori