LAJMI I FUNDIT:

Messi pritet ta fillojë si zëvendësues takimin ndaj Real Betisit

Messi pritet ta fillojë si zëvendësues takimin ndaj Real Betisit

Ernesto Valverde nuk e ka zgjidhur ende dilemën për Lionel Messi, por të gjitha indikacionet tregojnë se sulmuesi argjentinas do ta fillojë lojën nga bankina.

Messi ka lumturuar tej mase tifozët e Barcelonës pas rikthimit në stërvitje, por pyetja e tyre tani është nëse ai do të luaj titullar ndaj Betisit.


Përgjigja thuhet se dihet vetëm nga trajner Ernesto Valverde dhe sot nuk është zgjidhur ende plotësisht.

Messi kthehet në stërvitje me skuadrën, mund të luajë ndaj Real Betisit
Lexo po ashtu Messi kthehet në stërvitje me skuadrën, mund të luajë ndaj Real Betisit

Sipas gazetës spanjolle AS, ideja e Valverdes është që të vazhdojë me përkushtimin e tij konservator dhe jashtëzakonisht të kujdesshëm ndaj Messit, në drejtim të mos rrezikimit më shumë me të.

Kështu që gjithçka tregon se Leo do të fillojë lojën nga stoli për t’u hedhur në fushë rreth minutës së 60-të, pavarësisht rezultatit.

Ronaldo: Rivaliteti me Messin më ka bërë lojtar më të mirë, do të darkoja me të
Lexo po ashtu Ronaldo: Rivaliteti me Messin më ka bërë lojtar më të mirë, do të darkoja me të

Sidoqoftë, Messi e njeh trupin e tij më mirë se kushdo tjetër dhe do të jetë gjithashtu ai që e ka fjalën e fundit pas stërvitjes të së shtunës pasdite.

Pasi trajneri ka në pozicion vetëm Antoine Griezmann, mund të befasojë të luaj me yllin argjentinas me minuta e parë, pas lëndimeve të Ousmane Dembele dhe Luis Suarez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Kalo në kategori