LAJMI I FUNDIT:

Ribery flet në prezantim: Dua të luaj sa Totti, me Fiorentinën e kapim Evropën

Ribery flet në prezantim: Dua të luaj sa Totti, me Fiorentinën e kapim Evropën

Franck Ribery është prezantuar si lojtar i ri i Fiorentinës.

Sulmuesi francez ka zgjedhur fanellën me numrin shtatë te klubi ‘Vjollcë’, dhe ka synime të mëdha me Fiorentinën.


Fillimisht ai ka thënë se ka ardhur në Serie A për ta ndihmuar Fiorentinën jo për të qenë konkurrenti i Ronaldos.

“Kam ardhur në Serinë A pasi ka skuadra të mëdha. Por jam këtu për të ndihmuar Fiorentinën, jo për të qenë konkurrenti i Ronaldos”, bëri të qartë ai që në fillim.
Ish-anësori i Bayernit ka thënë se dëshiron të luaj deri në moshën 40 vjeçare si kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti.

“Futbolli është jeta ime, kam një dashuri të madhe për këtë sport, për punën time. Për këtë kam vendosur që të qëndroj në Evropë në vend që të pranoja oferta të tjera. Do të më pëlqente të luaja deri 40 vjeç, si Totti, një kampion që vlerësoj shumë”.

36-vjeçari thotë se synon ta dërgojë skuadrën e tij në garat evropiane, pasi ka për qëllim të zë tri ose pesë pozitat e para.

“Shpresoj që të jem ende vendimtar në fushë, dua t’i jap diçka të re këtij klubi që ka shumë ambicie. Do të dëshiroja ta çoja mes pesë apo tri skuadrave të para në klasifikim”, deklaroi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori