LAJMI I FUNDIT:

Barcelona përgatit ofertë të re për Neymarin

Barcelona përgatit ofertë të re për Neymarin
Neymar (Foto: Getty/ Goal)

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar vazhdon të mbetet objektiv kryesor i dy klubeve të mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi.

Neymar ka deklaruar disa herë deri tani se dëshiron të largohet nga PSG këtë verë në favor të një rikthimi në La Liga.

Megjithatë, disa oferta të mëdha nga Barcelona dhe Real Madridi tashmë janë refuzuar nga drejtuesit e klubit nga Parc des Princes.


PSG refuzon mega ofertën e Real Madridit për Neymarin, 100 milionë plus tre yje
Lexo po ashtu PSG refuzon mega ofertën e Real Madridit për Neymarin, 100 milionë plus tre yje

Sipas gazetës Sport, Barcelona do të rinovojë përpjekjet e tyre për të nënshkruar me Neymarin nga PSG dhe t’i japë fund një verë zhgënjyese të negociatave.

E përditshmja katalunase raporton se një ofertë e re shumë e përmirësuar do të paraqitet për brazilianin, dhe se një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim.

PSG i ka dhënë dy mundësi Barcelonës për transferimin e Neymarit
Lexo po ashtu PSG i ka dhënë dy mundësi Barcelonës për transferimin e Neymarit

Sidoqoftë, Real Madridi është ende në kërkim, me presidentin Florentino Perez, i cili është i vendosur për të rrëmbyer Neymar nga duart e Barcas.

Secili skuadër që dëshiron ta marrë sulmuesin brazilian duhet të paguajë së paku shifrën prej 222 milionë eurosh të paguar nga francezët para dy vitesh ose të përfshijë në ofertë lojtarë që pëlqehen nga parisienët. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori