Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për akuzat që ia kishte drejtuar AAK-së në kohën kur Molliqaj ishte pjesë e VV-së. Ai e kishte akuzuar AAK-në se iu merrte haraç bizneseve në Dukagjin.
Molliqaj në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se bashkëpunimeve politike duhet t’i bëhet trajtim politik.
Sipas tij, mund të bëhen punë të mira me dikë që që nuk e ke shokë nëse është plani i mirë. Ai theksoi se AAK-në e PSD-në e ka bashkuar kauza e përbashkët siç kishte bashkuar familjen e tij me Haradinajn në luftë.
“Na nuk jemi bashkuar prej dashurisë, jemi bashkuar në kuadër të planit që jemi të për të cilin jemi pajtuar. Për interesa të partive që përkthehen në interesa të qytetarëve. Familjarisht kemi pasur një afërsi dhe kemi qenë fshati i parë dhe familja e parë që pas 24 marsit 1999 që kanë shkuar në Gllogjan dhe i kanë thënë që kësaj pune po i shkojmë bashkë. Pas luftës kemi pasur dallime, edhe këta edhe na, dallime politike sepse mendojmë për çështje të ndryshme. Edhe sot kemi dallime se as AAK-ja nuk është shkrirë në PSD as PSD-ja në AAK. Kur vijnë çështje të madhe politike, dallimet të cilat janë shumë ma të vogla sigurisht që na bëjnë bashkë. Nuk jemi kon miq në 99-n por na ka bashkuar kauza, nuk jemi miq sot por e kemi kauzën e përbashkët”, ka thënë Molliqaj.
Ndërsa ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi se nuk është prekur nga akuzat e Molliqajt pasi që sipas tij ato nuk kanë qenë në drejtim të tij personalisht.
Ai theksoi se kanë pasur dallime politike, por familjarisht janë miq.
“Kemi pasur dallime shumë të mëdha me Dardanin, por nëse flasim për familje e them me përgjegjësi që pak kam pak miq më të mëdhenj se në Deçan, qoftë Brahimin, qoftë mixhën e tij gjatë luftës e pas luftës. Dallime politike kemi pasur, por ato janë tejkaluar. Ne vazhdojmë të bindur për fitore në zgjedhjet që na presin”, tha Haradinaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj