LAJMI I FUNDIT:

Lukaku sulmon Unitedin: Gjithmonë unë, Pogba dhe Sanchez ishim fajtor

Lukaku sulmon Unitedin: Gjithmonë unë, Pogba dhe Sanchez ishim fajtor

Romelu Lukaku ka goditur Manchester Unitedin për mos bërjen e mjaftueshme për ta mbrojtur atë në media dhe pretendon se ai, Paul Pogba dhe Alexis Sanchez vazhdimisht u bënë pre e sulmeve dhe fajësimesh.

Reprezentuesi belg iu bashkua Interit para mbylljes së afatit kalimtar të Ligës Premier për një shifër prej 74 milionë eurosh, vetëm dy vjet nga transferimi i tij në Old Trafford nga Evertoni.


26-vjeçari u kritikua herë pas here për lojën e tij në krye të sulmit nën ish-trajnerin Jose Mourinho dhe mbeti si zgjedhje e dytë pas Marcus Rashford nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Lukaku tregon arsyen e largimit nga Manchester United, te Interi ndjehet shumë i lumtur dhe i vlerësuar
Lexo po ashtu Lukaku tregon arsyen e largimit nga Manchester United, te Interi ndjehet shumë i lumtur dhe i vlerësuar

Lukaku mendon se ka pasur një qëndrim të padrejtë ndaj paraqitjeve të tij, ashtu sikurse edhe për bashkëlojtarët Pogba dhe Sanchez.

“Ata duhet të gjejnë dikë. Është Pogba, jam unë ose është Alexis. Të tre ishim të fajësuar gjatë gjithë kohës”, ka thënë fillimisht Lukaku për LightHarted Podcast.

“Ata duhet të gjejnë dikë për të fajësuar. Unë e ngrita dorën time, pasi, këtë vit nuk mendoj se isha i vetmi që luajti keq. Shumë njerëz po luanin keq, por ata duhej të gjenin fajtorin”.

Pogbës i hiqet e drejta për të ekzekutuar i pari penalltitë te United
Lexo po ashtu Pogbës i hiqet e drejta për të ekzekutuar i pari penalltitë te United

“Nëse ata duan të më lënë fajin, ju e dini se çfarë, bëni atë, bëni atë që duhet të bëni”.

“Mendoj se ekipi ka aq shumë potencial për të bërë gjëra të shkëlqyera. Ka shumë talent. Por nuk është vetëm talent; ju me të vërtetë duhet të ndërtoni një ekip”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori