LAJMI I FUNDIT:

Nicolas Anelka e quan të tmerrshme periudhën e kaluar te Juventusi

Nicolas Anelka e quan të tmerrshme periudhën e kaluar te Juventusi
Nicolas Anelka. (Photo by Dino Panato/Getty Images)

Nicolas Anelka ka folur për sikletin që ndjenë sa herë që përmendet Juventusi, klub me të cilin ka luajtur për gjashtë muaj.

Pas një karriere në Francë, Angli, Turqi, Kinë dhe Indi, ish-sulmuesi i njohur gjendjen e tij të kaluar në Itali, e quan si më të keqen e karrierës.


Ai nënshkroi për një huazim gjashtëmujore nga Shanghai Shenhua në janar të vitit 2013, por Anelka luajti vetëm tre herë dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol.

Michele Canini e Nicolas Anelka. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Duke folur për TuttoJuve, francezi 40 vjeç, tha: “Unë kisha vendosur të pranoja Juven sepse është një klub i shkëlqyeshëm, me një histori të mirë dhe gjithashtu sepse ata ishin duke e udhëhequr Serien A”.

“Fatkeqësisht, kjo do të mbetet përvoja ime më e keqe [në futboll] pasi kam luajtur vetëm 45 minuta dhe kurrë nuk e kam veshur fanellën në stadiumin e Juventusit, para tifozëve tanë”.

Rabiot e Ramsey, yjet e rinj të ‘Zonjës’ – këta janë lojtarë që Juventusi i mori falas në 20 vitet e fundit
Lexo po ashtu Rabiot e Ramsey, yjet e rinj të ‘Zonjës’ – këta janë lojtarë që Juventusi i mori falas në 20 vitet e fundit

“Sinqerisht, kur dikush flet me mua për Juventusin përpiqem ta ndryshoj menjëherë temën … Kam turp për atë transferim”.

Nicolas Anelka në aksion me Juven. (Photo by Jeff J Mitchell/Getty Images)

“Kam luajtur dhe shënuar për të gjitha ekipet ku kam nënshkruar, përveç Juves”, ka thënë Anelka.

Sulmuesi i kaloi dy muajt e parë në stol, dhe luajti tri herë nga stoli, por një lëndim pastaj e la jashtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez

La Liga
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin

La Liga
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori