LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq të hënën për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq të hënën për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ditën e hënë (26 prill) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, konfirmojnë nga zyra për media të Qeverisë së Serbisë.

Brnabiq në Shkup do të realizoj takime me Zoran Zaev, ndërsa para vizitës në kryeqytet, ata do të realizojnë takim në vendkalimin kufitar Tabanoc-Preshevë me çka do të hapin për punë vendkalimin e përbashkët të integruar në mes të dyja vendeve.

Gjatë vizitës në Shkup, janë paraparë edhe takim në mes delegacioneve të të dyjave vendeve dhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve për bashkëpunim, si dhe dhënien e deklaratës për mediat./Telegrafi/