LAJMI I FUNDIT:

Globoesporte: Juventus dhe PSG po e projektojnë shkëmbimin Dybala – Neymar

Globoesporte: Juventus dhe PSG po e projektojnë shkëmbimin Dybala – Neymar

Juventusi ka pyetur Paris Saint-Germainin në lidhje me nënshkrimin e Neymarit në një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Paulo Dybalan, raporton Globoesporte.

Ueb-faqja e njohur braziliane raporton këtë mbrëmje se të dy klubet kanë filluar negociatat.


Interesimi i skuadrës franceze për Dybalan nuk është sekret dhe La Joya hodhi poshtë transferimet te Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Marrëveshja nuk u arrit për shkak të drejtat e imazhit dhe kërkesa për një pagë më të lartë, por gjithashtu u përfol për muaj me radhë se argjentinasi do të largohej nga Torino vetëm për në Paris.

Neymar, ndërkohë, është i dëshpëruar që të largohet nga “Parc des Princes” dhe bisedimet me Real Madridin dhe Barcelonën ende janë të stagnuar.

Afati i transferimeve mbyllet në Itali, Spanjë dhe Francë më 2 shtator, kështu që ka akoma kohë për të punuar në një marrëveshje mahnitëse.

PSG nuk mund ta shesë Neymarin pa gjetur zëvendësues
Lexo po ashtu PSG nuk mund ta shesë Neymarin pa gjetur zëvendësues

Do ta sillte Neymarin te Juventusi vetëm një vit pasi Cristiano Ronaldo kaloi në Torino dhe do të bënte të qartë qëllimin e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve.

Derisa Neymar konsiderohet në vlerën e 222 milionë eurove, nga ana tjetër Dybala vlerësohet afërsisht 100 milionë euro, kjo do të thotë se Bianconerët do të duhet të përfshijë një shumë të madhe parash ose më shumë lojtarë në këmbim, por Dybala me siguri do të hapte derën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori