LAJMI I FUNDIT:

PSG nuk mund ta shesë Neymarin pa gjetur zëvendësues

PSG nuk mund ta shesë Neymarin pa gjetur zëvendësues
Thomas Tuchel dhe Neymar (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, nuk e ka mohuar faktin se Neymar mund të largohet nga kampioni Francës para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Megjithatë, strategu gjerman e ka bërë të qartë se braziliani nuk mund të largohet para se klubi të gjejë një zëvendësim.


“Nuk mund ta humbim Neymar pa e zëvendësuar. Nëse e mbajmë, do ta kemi një lojtar që mund t’i fitojë përballjet një me një dhe kjo nganjëherë është e domosdoshme”.

Të gjitha lajmet nga Neymar
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Neymar

“Asgjë nuk ka ndryshuar (sa i përket situatës së Neymarit). Afati kalimtar është i hapur, nuk do të zgjidhet sot ose nesër, gjërat nuk janë të pandryshueshme”, është shprehur trajneri.

Kur është pyetur se pse nuk luajti ndaj Rennes, Tuchel ka thënë se sulmuesi nuk është akoma në gjendje që të luajë. /Telegrafi/