LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli mposht Drenicën për ta filluar mbrojtjen e titullit me fitore

Feronikeli mposht Drenicën për ta filluar mbrojtjen e titullit me fitore
Feronikeli (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Feronikeli e ka filluar mbrojtjen e titullit në Superligë me Fitore, pasi e ka mposhtur 4-1 Drenicën në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.

Kampioni i ligës kosovare llogarinë e golave e hapi me anë të Kastriot Rexhës në minutën e 41-të, e që ishte goli i vetëm i pjesës së parë.


Pjesa e dytë ishte edhe më e dominuar nga Feronikeli, derisa arritën të shënonin edhe dy gola të tjerë ndaj rivalit lokal.

Në minutën e 53-të u akordua penallti për Niklin, derisa atë në gol e konvertoi Da Silva (54’).

Kastriot Rexha (67’) ishte tejet i disponuar për lojë, pasi trefishoi epërsinë e Feronikelit pas një super-aksioni të bërë nga kjo skuadër.

Drenasi arriti ta shënonte golin e nderit me anë të Diar Prokshit që realizoi në minutën e 80-të.

Por, Feronikeli nuk u zmbrapsë nga ky gol i kundërshtarit, duke arritur që ta shënonte golin e fitores me anë të Besmir Bojkut (87’) që realizoi nga afro 35 metra. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori