Subjekti politik i cili së fundmi iu shtua skenës politike kosovare, Partia Balliste sot mbajti konferencën e parë për media.
Kryetari i kësaj partie, Pajazit Podrimçaku, tha se kanë pasur pengesa për regjistrimin e partisë për shkak të emrit. Sidoqoftë, ai tha se Partia Balliste ka një strategji të cilën synon ta realizojë.
“Te ballistët lajka nuk ka, jemi të sinqertë për aq sa mundemi. Nuk luajmë me fjalën tonë. Ballistët nuk kanë luajtur kurrë me fjalën e vet. Nuk kemi qejf me ju rrejt. Partia Balliste ka një strategji të vetën dhe shikon ta realizon, është interes i yni. Nuk kam gjë kundër partive tjera, mos na përzieni me partitë tjera”, tha ai.
Duke qenë se zgjedhjet e parakohshme duken në horizont, Podrimçaku deklaroi se nuk do të bëjnë koalicion më partitë e tjera, ai tha se kushdo që dëshiron të bashkëpunojë me ta duhet të bëhet pjesë e Partisë Balliste.
Lulzim Ponosheci, sekretari politik, tha se kjo parti i takon spektrit të djathtë, ndërsa foli edhe për programin e tyre politik.
“Kemi disa kërkesa për përmirësim të sistemit politik të Kosovës. Kërkojmë që të zvogëlohet pragu i zgjedhor që është prej 5%, kërkojmë 1%. Kërkojmë të hiqen vendet e pakicave. Kuvendi po bllokohet nga lista serbe, ajo është parti fashiste. Kemi edhe një kërkesë, që të futet institucioni i referendumit për të zgjidhur shumë çështje në mënyrë që të respektohet vullneti i popullit”, tha ai./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë - Podujevë
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë