LAJMI I FUNDIT:

Grinlanda i përgjigjet Trumpit: E hapur për biznes, jo për shitje

Grinlanda i përgjigjet Trumpit: E hapur për biznes, jo për shitje

Grinlanda ka hedhur poshtë pretendimet se është e gatshme për shitje, pas raportimeve se presidenti amerikan Donald Trump ka diskutuar privatisht me këshilltarët e tij idenë e blerjes së ishullit më të madh në botë.

“Ne jemi të hapur për biznes, mirëpo jo për shitje”, ka thënë ministrja e Jashtme e Grinlandës, Ane Lone Bagger për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Trump pritet të vizitojë Kopenhagën në muajin shtator dhe Arktiku pritet të jetë pjesë e agjendës, gjatë takimeve me kryeministrat e Danimarkës dhe Grinlandës, territorit autonom danez.


Bisedimet për blerje të Grilandës fillimisht janë raportuar nga The Wall Street Journal. Dy burime të afërta me këtë situatë i kanë thënë Reutersit se fillimisht diskutimet kanë nisur si shaka, mirëpo më vonë janë trajtuar seriozisht nga disa zyrtarë në Shtëpinë e Bardhë.

Mediet amerikane: Presidenti Trump e ka diskutuar mundësinë e blerjes së Grinlandës nga Danimarka
Lexo po ashtu Mediet amerikane: Presidenti Trump e ka diskutuar mundësinë e blerjes së Grinlandës nga Danimarka

Politikanët danezë kanë reaguar menjëherë ndaj kësaj ideje.

“Ideja se Danimarka është duke shitur 50 mijë njerëz në Shtetet e Bashkuara, është plotësisht qesharake”, ka thënë zëdhënësi për Punë të Jashtme i Partisë së Popullit Danez, Soren Espersen.

Grenlanda është duke fituar vëmendje nga fuqitë e mëdha globale, duke përfshirë Kinën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të lokacionit strategjik dhe burimeve minerale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori