LAJMI I FUNDIT:

Mediet amerikane: Presidenti Trump e ka diskutuar mundësinë e blerjes së Grinlandës nga Danimarka

Mediet amerikane: Presidenti Trump e ka diskutuar mundësinë e blerjes së Grinlandës nga Danimarka

Mediet amerikane po raportojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka diskutuar me ndihmësit e tij, mundësinë e blerjes së Grinlandës nga Danimarka, megjithëse disa ndihmës të Shtëpisë së Bardhë thonë se biseda nuk ishte serioze.

Wall Street Journal më 15 gusht raportoi se Trump “ka shprehur vazhdimisht interes” për blerjen e Grinlandës, një territor autonom danez.


“Trump ka pyetur këshilltarët nëse SHBA-ja mund të përvetësoj Grinlandën, e vlerësuar si territor me interes për burimet e saja të shumta dhe rëndësinë gjeopolitike dhe, sipas dy burimeve, Trump ka kërkuar nga këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë që të shqyrtojnë idenë”, shkruan gazeta, përcjell REL.

Raporti, duke përmendur burime pa emër, thotë se disa nga këshilltarët e Trump e kanë mbështetur idenë si një veprim të mirë ekonomik, ndërsa “të tjerët e hodhën poshtë atë”.

Grinlanda ka një popullsi prej rreth 56 mijë njerëz dhe është një pjesë vetë-qeverisëse e Danimarkës. Pushteti vendor merret me punët e brendshme, por politikat e jashtme dhe ato të sigurisë trajtohen në Kopenhagë.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë një bazë masive ushtarake në Grinlandë. Zyrtarët amerikanë ose danezë nuk e komentuan menjëherë raportet.

Në vitin 1946, Shtetet e Bashkuara u ofruan të blinin ishullin gjigant nga Danimarka për 100 milion dollarë, por marrëveshja u refuzua.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori