Brenda pak kohësh, Qendra e Trajnimit e Korporatës Energjetike të Kosovës është bërë pikë referuese e shumë kompanive të ndërtimit, të cilat kanë dërguar punëtorët e tyre për certifikim në këtë qendër.
Elmi Konjusha, ekspert i lartë për trajnime të mekanikës ka theksuar se falë veprimeve të ndërmarra nga menaxhmenti për të informuar opinionin për punën e Qendrës së Trajnimit ka ndikuar që të rritet interesimi i kompanive.
“Vetë fakti që kompania në fjalë i ka sjellë të gjithë punëtorët për t’i certifikuar, fletë shumë për informatat që kanë filluar të rrjedhin. Kandidatët që kanë ardhur në këtë trajnim kanë nevojë për pjesën e certifikimit. Prej përvojës e kemi pa se para se me kaluar në testim kanë nevojë megjithatë në trajnimet e pjesës hyrëse, sidomos pjesën e sigurisë. Mundemi çdo ditë me dëgjuar aksidente të ndryshme që ndodhin në Kosovë. Njëra prej arsyeve të shumta për mu mbajt ky trajnim dhe ky certifikim është zvogëlimi ndoshta edhe evitimi i tërë atyre aksidenteve”, tha Konjusha.
Për kandidatët e njërës nga disa kompani tani të interesuara, trajnimi që po mbahet është i rëndësishëm për punën që e bëjnë me makineritë e rënda.
“Jam operator i grederit dhe vozis greder prej 2008-së. Praktika është e mirë, por teori nuk kemi pas mjaftueshëm. Është një trajnim shumë i mirë dhe shumë i qëlluar. Edhe pse kam përvojë me greder 10 vite në punë, ky trajnim na ka ndihmuar shumë për sigurinë në punë dhe mirëmbajtjen e makinerisë. Tash mendoj se jam i kompletuar për operim me greder”, deklaroi, Sabri Haxhiu, operues i grederit.
Ndërsa, kandidati tjetër që po kryen trajnimin për operues të ekskavatorit, thotë se ky trajnim ia ka rritur sigurinë e operimit me makineritë e rënda.
“Kam ardhur në trajnim me përvetësuar punën e ekskavatorit. Këtë punë e bëjë që nga viti 2016. Nuk e kam ditur më herët që ka pas institucion që bënë certifikimin për pajisje të rënda. Ne jemi shumë falënderues se na ka ndihmuar që në të ardhmen me pas edhe mu ndje më të sigurt gjatë operimit të makinerive edhe me këtë licencë që ne e marrim këtu nga KEK-u, do të jemi të licencuar në Kosovë për të operuar si operator të makinerive të rënda”, tha Labinot Rexhepi.
Pas përfundimit të këtij trajnimi, pritet të nis trajnimi i radhës për punëtorët e një kompanie tjetër që është në radhë për të pritur nisjen e trajnimit dhe certifikimit të punëtorëve të saj.
“Përveç kompanisë që e kemi tash duke e mbajt trajnimin, posa të përfundojmë më këtë janë edhe dy kompani të tjera, të cilat presin në radhë për t’u certifikuar, për shkak se e kanë kuptuar rëndësinë e trajnimit edhe të certifikimit. Njëra prej arsyeve pse duhet të ndiqet së paku pjesa teorike e trajnimit është pikërisht kjo që të eliminohen ato dukuri negative, duke filluar nga pjesa elementare që është ngjitja dhe zbritja nga makina që ndodhin shpeshherë aksidente jo fort të mëdha por megjithatë e pengojnë procesin e punës, e deri tek operimi i sigurt me këto makina”, ka shpjeguar më tutje, eksperti i lart për trajnime të mekanikës, Elmi Konjusha.
Pos trajnimeve bazike, Qendra e Trajnimit i kryen trajnimet edhe përmes simulatorëve ku mund të trajnohen kandidatët me njohuri fillestare ose pa njohuri fare, si dhe kompanitë do të kenë edhe përfitime shumë më të mëdha duke filluar nga aspektet e sigurisë dhe puna me efikasitet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës