LAJMI I FUNDIT:

Katër vjet nga vdekja e akademik Esat Stavilevci

Katër vjet nga vdekja e akademik Esat Stavilevci

Sot mbushen katër vjet qëkur u nda nga jeta akademik Esat Stavilevci.

Ai u lind më 11 korrik 1942 në Gjakovë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë. Studimet pasuniversitare i vijoi dhe i mbaroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Zagrebit.

Studimet e Larta të së Drejtës Krahasimtare i vijoi në disa qendra të tjera evropiane.

Doktoroi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës në vitin 1974. Prej vitit 1965 deri në pensionim, punoi si profesor në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe pas pensionimit ishte i angazhuar në studimet master dhe të doktoratës. Nga viti 2000 ishte anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK).

Krijimtaria e tij shtrihet në shumë fusha të interesimit shkencor, veçanërisht në ato juridike-kushtetuese, në fushën e sistemeve politike-krahasimore, administratës dhe administrimit publik në përgjithësi, metodologjisë së shkencave shoqërore dhe juridike, si dhe në fushën e terminologjisë juridike. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Sveçla: Serbia mbështet terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri

Sveçla: Serbia mbështet terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri

Siguri
Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Lajme
Rrëfimi i Sylejman Selimit për Adem Jasharin: Gjatë demonstratave jemi njoftë, mbante armë me vete

Rrëfimi i Sylejman Selimit për Adem Jasharin: Gjatë demonstratave jemi njoftë, mbante armë me vete

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Fotografi i ballinave të New York Times mes lotësh tregon përjetimet dhe kujtimet e tij gjatë luftës në Kosovë

Fotografi i ballinave të New York Times mes lotësh tregon përjetimet dhe kujtimet e tij gjatë luftës në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori