LAJMI I FUNDIT:

Fitimi i La Ligas është prioritet i Zidanet këtë sezon

Fitimi i La Ligas është prioritet i Zidanet këtë sezon

Real Madridi fillon sezonin 2019/20 këtë të shtunë me një ndeshje kundër Celta Vigos në La Liga, garë që Zinedine Zidane e ka shënuar si përparësi për këtë sezon.

Liga e Kampionëve është thelbi i Real Madridit, por klubi kryeqytetas ka fituar edhe titullin e ligës plot 33 herë dhe është më shumë se çdo klub tjetër spanjoll.


Megjithatë, Zidane dëshiron t’i shtojë këtë epërsi dhe të ndalojë mbizotërimin e brendshëm të Barcelonës, të cilët kanë fituar tetë nga 11 kampionatet e kaluara.

Zidane zbulon synimin kryesor të sezonit të Real Madridit
Lexo po ashtu Zidane zbulon synimin kryesor të sezonit të Real Madridit

Barcelona përfundoi 17, respektivisht 19 pikë para rivalëve të tyre në dy sezonet e kaluara, me Atletico Madridin që përfundoi gjithashtu përpara Real Madridit në sezonet 2017/18 dhe 2018/19.

Zidane foli për rëndësinë e ligës kur mbërriti përsëri në mars dhe fitimi i titullit duket të jetë prioritet i tij.

Zidane synon trofeun e La Ligas

“Unë gjithmonë kam mbajtur mendimin se liga është gjëja më e rëndësishme për mua, pasi ndeshjet janë nga dita në ditë”, ka thënë fillimisht Zidane.

“Titulli është gjëja më e komplikuar për të fituar”.

Real Madridi (Foto: Christian Kaspar-Bartke/Getty Images for AUDI)

“Ne do të përpiqemi të fillojmë La Ligan në mënyrën më të mirë të mundshme në sezonin e ri”.

“Ai duhet të jetë objektivi kryesor, pa mos-respektuar asnjë garë tjetër”, ka përfunduar francezi.

Zidane nën presion: Pesë gabime që i atribuohen trajnerit në paraqitjet e dobëta para-sezonale
Lexo po ashtu Zidane nën presion: Pesë gabime që i atribuohen trajnerit në paraqitjet e dobëta para-sezonale

Ideja e Zidanet është që performancat e forta në kampionat mund ta mbajnë një ekip konkurrues dhe të gatshëm për të luajtur edhe në garat tjera, ashtu siç ishte rasti në 2016/17, kur ai fitoi edhe La Ligan edhe Ligën e Kampionëve.

Zidane dëshiron një tjetër trofe për dhomën e trofeve të Santiago Bernabeu dhe të bëhet trajneri i tetë i Real Madridit që fiton të paktën dy tituj në ligë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori