LAJMI I FUNDIT:

Roma interesohet për Sanchezin, Unitedi i gatshëm ta dëgjojë ofertën për kilianin

Roma interesohet për Sanchezin, Unitedi i gatshëm ta dëgjojë ofertën për kilianin

Roma ka hapur bisedimet me Manchester Unitedin për transferimin e Alexis Sanchezit në formë huazimi për sezonin e ri.

Ole Gunnar Solskjaer ka dhënë sinjale se Anthony Martial do të jetë sulmuesi i tyre kryesor për sezonin 2019/20, duke i dhënë numrin nëntë në fanellë, numër ky që i takonte Romelu Lukakut, që kaloi pak ditë më parë te Interi.

Trajneri norvegjez ka thënë se ai ka besim që sulmuesi francez do të shënojë më shumë gola në sezonin e ri, derisa kjo lë hapësirë që kiliani të largohet nga Old Trafford.


Giallorossët po mbajnë një vëzhgim nga afër të Sanchezit, derisa afati kalimtar në Itali mbyllet më 2 shtator.

Roma po tenton që ta transferojë kilianin që duket se është jashtë planeve të Solskjaer për sezonin e ri.

Trajneri i Unitedit kishte thënë muaj më parë se pret që 29-vjeçari të qëndrojë në Old Trafford, por siç duket gjërat kanë ndryshuar dhe nëse skuadra italiane ofron një shumë mbi 45 milionë euro, atëherë mund të arrihet një marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

Përfaqësueset
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Përfaqësueset
Kalo në kategori