Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, ka thënë se kjo parti po përgatitet që të shkojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, sipas afateve ligjore, pas shpërndarjes së kësaj legjislature të Kuvendit.
“Nuk është çështje e të qenit gati ose jo. Kjo datë [22 gushti] tashmë është caktuar nga kryesia e Kuvendit dhe është një konsensus politik i shprehur publikisht nga të gjitha subjektet politike që zgjidhja më e mirë për situatën aktuale është që vendi të shkojë në zgjedhje dhe institucionet e ardhshme të marrin një legjitimitet të ri”.
“Ne si PSD po punojmë në përgatitje të strukturave tona. Kam takuar dhjetëra të rinj, kryesisht vullnetarë, që janë lajmëruar përmes uebfaqës tonë nga të cilët kemi kërkuar që të angazhohen për të gjitha përgatitjet e nevojshme për t’u futur në procesin zgjedhor… Kemi mbledhur po ashtu Këshillin Drejtues për të mobilizuar dhe bërë thirrje që të fillojnë përgatitjet në degët tona për zgjedhje”, tha Pantina, në Info Magazine të Klan Kosovës.
Por, a i ka konvenuar Partisë Socialdemokrate që vendi të shkojë në zgjedhje në këtë kohë?
“Për fat të keq po duket që kemi mbetur partia e vetme që nuk po mendojmë fare për fatin tonë. Shumë pak kemi menduar për fatin tonë si subjekt dhe aq më pak për fatin tonë si individë”.
“Arsyeja pse unë dhe kolegët e mi jemi në politikë është që të bëjmë diçka të mirë për vendin sepse ne këtu jetojmë”.
“Do të isha më e lumtur po të mos isha pjesë e politikës, por të jetoja në një vend ku ka mirëqenie për qytetarët, papunësia është në nivel të ulët, ku ka cilësi të lartë në arsim, shëndetësi dhe fusha të tjera – kushdo që mund të na i garantojë këto nuk e kemi problem fare ta lëmë politikën”.
“Mungesa e tyre na ka bërë që të angazhohemi politikisht dhe këto i kemi bërë synime në programin që jemi duke e hartuar, pra program ynë do të jetë i fokusuar në çështjet që në zhargonin e përditshëm politik janë konsideruar si ‘çështje të vogla’ dhe që ne mendojmë se janë çështjet më të rëndësishme që politika duhet të merret”.
Pantina ka thënë se dialogu me Serbinë ishte ‘mollë sherri’ që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Arsyeja se pse nuk ka funksionuar kjo qeveri dhe legjislatura ka pasë të bëjë edhe me çështjen e mozgjidhjes të konfliktit, tashmë dy dekada, të hapur me Serbinë. Po shpresoj që Qeveria e ardhshme do të arrijë ta përmbyllë këtë sagë të konfliktit të hapur me Serbinë dhe ne t’i kthehemi problemeve jetike”.
Pantina ka thënë se krijimi i një qeverie teknike nuk ka qenë opsion në situatën e krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
“Nuk besoj se ka pasë diskutime serioze për qeveri teknike. Mendoj që kanë qenë më shumë diskutime në media, ndoshta edhe në prapaskena”.
“Tek ne në PSD nuk kemi pasë kërkesë që të bëhemi pjesë e ndonjë qeverie teknike. Nuk e di nëse kjo ka qenë një çështje që është diskutuar në ndonjë subjekt tjetër politik, por te ne jo”.
Deputetja e PSD-së ka folur edhe për punën dhe mospunën e kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës.
“Është vështirë të vlerësohet edhe votimi i deputetëve dhe ligjet vetëm nga ajo që shihet në media. Puna më e madhe bëhet ne Komisionet Punuese dhe Grupet Punuese ku deputetët që janë më aktivë nuk janë ata që janë më të zhurmshmit edhe në seanca”.
“Për fat të keq, seancat janë shndërruar në arena të debateve primitive pjesë e të cilave unë nuk dua të jem asnjëherë”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?