LAJMI I FUNDIT:

Abazi: LDK-Vetëvendosje, koalicion i shpresës

Abazi: LDK-Vetëvendosje, koalicion i shpresës

Analisti Haki Abazi ka thënë se koalicioni LDK-Vetëvendosje do të kthente situatën në normalitet.

Abazi, në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se përfshirja e çdo subjekti tjetër politik në koalicionin LDK-Vetëvendosje do të rëndonte reformat e thella, që duhej të merreshin nga ky koalicion.


“Ky koalicion nuk do ta bënte Kosovën kopsht me lule, por do ta kthente Kosovën në një situatë normale të funksionimit të shtetit dhe ç’kapjen e shtetit nga kapilaret e PDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti ka thënë se LDK-së i janë vrarë njerëz në momentin kur kjo parti ka pasur mundësinë për të bërë reforma shtetërore.

Ndërsa për Vetëvendosjen, thotë se në momentin kur ka arritur pikën kulminante për të marrë pushtetin, “e kanë tradhtuar personat që janë betuar për ç’kapje të shtetit”.

Abazi ka thënë se PDK ka rrëzuar qeverinë e Isa Mustafës në momentin kur ky i fundit e ka ç’kapur ATK-në nga njerëzit e PDK-së.

Duke folur për situatën e krijuar pas dorëheqjes së Haradinajt, Abazi ka thënë se përmes Listës Serbe nuk është e pamundur formimi i një shumice të re qeverisëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori